Shoqata Down Syndrome kërkon mbështetje për shërbimet terapeutike
Shoqata Down Syndrome Kosova, bënë të ditur se operon në 5 komuna të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan). Në këto qendra, ajo thotë se, ofron shërbime terapeutike falas duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre për më shumë se 300 fëmijë, të rinj dhe të rritur me sindromë Down.
“Megjithatë, duke pasur parasysh kostot e larta financiare të këtyre shërbimeve, sigurimi i qëndrueshmërisë financiare mbetet një sfidë e madhe. Për këtë arsye, DSK paraqet këtë kërkesë tek ju për të na mbështetur në realizimin e këtij aktiviteti duke e promovuar në emisionet tuaja”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Shoqata Down Syndrome Kosova tregon mënyrën se si mund ta na mbështesni, duke potencuar tek qytetarët që mund të dërgojnë SMS me tekstin: Me Zemër në numrin 55550 (vetëm nga numrat e Valës). SMS kushton vetëm 1 euro. Mjetet financiare të mbledhura nga SMS do të mbështesin shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down.
Fushatën sensibilizuese për shërbimet terapeutike për fëmijë, të rinj dhe të rritur me sindromë Down e mbështetë edhe Radio Televizioni i Kosovës.























