Vengu dhe Maqedonci flasin për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje
BKT
Foto / Pirro Vengu / Facebook
Kronika

Vengu dhe Maqedonci flasin për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje

V.Th. /RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë Pirro Vengu ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ketë e ka bërë të ditur Ministri Vengu përmes një postimi në Facebook.

“Me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës dhe mikun tim, Ejup Maqedonci në një takim vëllazëror”, ka shkruar Vengu.

 Ai po ashtu ka njoftuar se me Ministrin Maqedonci janë konsultuar për të rritur bashkëpunimin e Mbrojtjes midis dy vendeve.

“Konsultimet e përbashkëta për të rritur bashkëpunimin e Mbrojtjes midis vendeve tona, në këtë mjedis të brishtë sigurie, janë përparësi strategjike dhe një domosdoshmëri e kohës”, ka thënë Vengu.


MË SHUME NGA Kronika