Prishtina dhe Oslo drejt bashkëpunimit për qytete pa karbon
BKT
Kosovë

Prishtina dhe Oslo drejt bashkëpunimit për qytete pa karbon

G.K/RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Oslos, Dr. Anne Lindboe, ku diskutuan për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy kryeqyteteve.

Rama e cilësoi si një pritje të jashtëzakonshme këtë takim, duke vlerësuar gatishmërinë e Oslos për bashkëpunim me Prishtinën. Ai theksoi se Oslo synon të bëhet një qytet pa karbon deri në vitin 2030, një objektiv që e ndan edhe Prishtina.

“Diskutimi ynë u përqendrua te koncepti i shëndetit publik. Biseduam për vizionin tonë të përbashkët për forcimin e lidhjeve ndërmjet brezave përmes hapësirave komunitare gjithëpërfshirëse dhe theksuam rëndësinë e qyteteve, ku këmbësori dhe trafiku urban ka përparësi mbi makinat,” tha Rama.

Ai bëri të ditur se Lindboe pritet të vizitojë Kosovën këtë verë për të vazhduar dialogun mbi ndërtimin e komuniteteve më të shëndetshme dhe të lidhura.

Në shenjë mirënjohjeje, Rama tha se “Hynesha në Fron do të ketë një vend të veçantë në tavolinën e saj—një kujtim i ndritshëm nga miqtë dhe përkrahësit e saj në Prishtinë.”

Rama falënderoi në mënyrë të veçantë ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, për mundësimin e takimeve të rëndësishme institucionale dhe përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në Norvegji.


MË SHUME NGA Kosovë