Katër të mitur dyshohen për vjedhje në shtëpinë e një gruaje në Suharekë
Sh.Ç /RTKlive
Policia ka bërë të ditur se katër të mitur janë arrestuar në Suharekë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje brenda shtëpisë së një gruaje.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 15 mars, kurse të dyshuarit kanë vjedhur orë dore, telefona, bizhuteri, si dhe një armë zjarri.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor.
"Janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës femër kosovare kishin vjedhur gjësende të ndryshme materiale: orë dore, telefona, bizhuteri si dhe një armë zjarri pistoletë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor", thekson policia.























