Arrestohen pesë të dyshuar për vjedhje
BKT
Kronika

Arrestohen pesë të dyshuar për vjedhje

M.P / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar për vjedhje, përdorim të armës dhe blerje të sendeve të vjedhura në Suharekë.

“Me datën 17.03.2025 Sektori i Hetimeve në Suharekë, pas një pune mirë të organizuar operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit E.B. (viti i lindjes 2007), V.Z. (viti i lindjes 2007), L.M. (viti i lindjes 2007) dhe A.Z. (viti i lindjes 2007) të cilët në bashkëveprim me datën 16.03.2025 dyshohet se në shtëpinë e viktimës të kenë kryer vjedhje të gjësendeve materiale dhe një arme zjarri të kalibrit 7.62 mm me të cilën armë dyshohet se të dyshuarit kanë shtënë në fushë të hapur, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë (7) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe disa prova të tjera materiale të cilat do të përdoren në Gjykatë”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu nga hetimet janë gjetur prova dhe është identifikuar edhe i dyshuari tjetër A.M. (viti i lindjes 1993) i cili nga të dyshuarit e lartcekur kishte blerë armën dhe gjësende të vjedhura.


MË SHUME NGA Kronika