Dy të vdekur në Vushtrri, dorasi pas viktimës vret dhe veten
BKT
Foto: Arlinda Sejda / RTK
Kronika

Dy të vdekur në Vushtrri, dorasi pas viktimës vret dhe veten

M.P. / RTKlive

Dy persona kanë vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dorasi fillimisht ka vrarë viktimën grua, pastaj e ka vrarë edhe veten.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokurori kujdestar është në vend të ngjarjes. Dy persona janë të vrarë, një burrë dhe një grua. Dyshohet se fillimisht burri ka vrarë një grua, pastaj veten”, konfirmon ai.

Preteni më tej ka konfirmuar se janë gjetur disa gëzhoja në vend të ngjarjes.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka theksuar se bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. 

"Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë .  Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e  pajetë dërgohen   në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale 'Vrasje e rëndë' dhe 'Vetëvrasje'", thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në një intervistë për RTK-në, një nga familjarët e gruas tha se motiv i mundshëm i vrasjes mund të ketë qenë xhelozia, pasiqë sipas tij, viktima së bashku me bashkëshortin, e kishin ndërruar vendin e punës para një kohe.


MË SHUME NGA Kronika