Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde në Prizren
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde në Prizren

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të fajdes ndaj një burri.

Në raportin policor thuhet se të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e dyshuarve dhe një veture të tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë, një pushkë ajrore, 42 copë fishekë të  kalibrit  9x19 mm, një fishek i kalibrit  të panjohur dhe dy automjete”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika