Për një javë policia në Ferizaj shqiptoi 1205 gjoba
K. K. / RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Përmes një njoftimi nga policia, thuhet se gjatë javës që shkoi, nga data 24 mars deri më 30 janë shqiptuar 1205 gjoba për kundërvajtje.
Policia ka hequr 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Po ashtu, thuhet se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, prej tyre 20 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 30 persona dhe 19 aksidente me dëme materiale.
Tutje Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, teksa ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes.























