Dy burra sulmojnë seksualisht një grua në Shtime
BKT
Kronika

Dy burra sulmojnë seksualisht një grua në Shtime

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka  bërë të ditur se një grua është sulmuar seksualisht nga dy persona në Shtime.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, vepra penale është kryer më 1 prill, ku të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Tutje u tha se  rasti është iniciuar si “sulm seksual”.


MË SHUME NGA Kronika