10:45 / 03.04.2025
Policia konfiskon armë në Mitrovicë dhe Vushtrri
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, ka konfiskuar dy armë zjarri, një në Vushtrri dhe një tjetër në Mitrovicë.
Në rastin e parë, njësia policore në Vushtrri, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë te rregullt.
Ndërsa, në rastin e dytë Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona te dyshuar nga të cilët është konfiskuar një armë pistoletë me tetë fishekë.
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,”Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës”.























