22:12 / 03.04.2025
Të shtëna me armë në Mitrovicë, nuk raportohet për të lënduar
RTKlive
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë të Jugut, sonte rreth orës 20:55.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 20:55 policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar”, theksoi Zahiti.
Ai tha se njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet.























