Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe kanosje
BKT
Kronika

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

G.K/RTKlive

Njësiti antidrogë i policisë së Ferizajt ka ndërhyrë dhe arrestuar një person në fshatin Dubravë, pas një fjalosjeje mes dy individëve. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari R.O. (19 vjeç) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një fishek në tytë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, ku pas një konflikti verbal, në ndihmë ka ardhur edhe patrulla e stacionit policor të Ferizajt.

Gjatë kontrollit të personit të dyshuar, R.O. (19 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një fishek në tytë. Pas ngjarjes, në vendin e saj kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët për të kryer hetimet dhe për të siguruar provat e nevojshme.

Hetimet e para kanë zbuluar se konflikti kishte nisur për shkak të një kërkese për shoqërim, të dërguar nga personi Z.M. (20 vjeç), një vajze në rrjetet sociale. I dyshuari R.O. kishte thirrur personin Z.M., duke e kërcënuar atë me armë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar procedurat penale ndaj R.O. për veprat penale "Armëmbajtje pa leje" dhe "Kanosje". I dyshuari është ndaluar për 48 orë për hetime të mëtejshme.

 


MË SHUME NGA Kronika