11:45 / 07.04.2025
Dogana konfiskon cigare kontrabandë
N.M. /RTKlive
Dogana e Kosovës konfiskoi 144 boksa cigaresh, të cilat i kishte hasur në bagazhin e një personi që udhëtonte nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës.
Dogana deklaroi se personi i ndaluar ishte shtetas shqiptar dhe se kishte udhëtuar me fluturimin Prishtinë-Londër.
Gjatë kontrollit të bagazheve, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar totali prej 28 mijë e 800 copa cigaresh.























