Policia sekuestron drogë dhe ndalon të dyshuarin në Podujevë
BKT
Kronika

Policia sekuestron drogë dhe ndalon të dyshuarin në Podujevë

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka realizuar një bastisje në Podujevë, ku ka sekuestruar një kilogram e 759 gram marihuanë dhe prova të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal të dyshuar.

Më datën 07.04.2025, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë. Gjatë kontrollës së shtëpisë dhe pronës, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Në bastisje janë sekuestruar:

Një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar).

Një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar.

Dy (2) matës-peshore.

Katër (4) paketime rizllash (OCB).

Një (1) bluerës-mulli.

Një (1) mjet i prehtë (thikë).

Një (1) paketë që përmban qese plastike të vogla.

Një (1) antiplumb me ngjyrë të zezë.

Një (1) telefon celular.

"Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se vazhdon angazhimin e saj për të luftuar aktivitetet kriminale dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika