06:33 / 14.04.2025
Moti sot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu .
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-7m/s", njofton IHMK.























