Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në Baballoq të Deçanit
BKT
Foto arkiv
Kronika

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në Baballoq të Deçanit

G.K/RTKlive

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij,” ka deklaruar Rugova.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e

Ndërkohë sipas komunikatës zyrtare, dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur automjeti, duke qarkulluar në drejtimin Deçan-Gjakovë, ka kaluar në shiritin e kundërt dhe ka goditur një veturë që po vinte nga drejtimi i kundërt, Gjakovë-Deçan

"Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Deçan-Gjakovё, me tё arritur nё fshatin Baballoq-Deçan, ka kaluar nga shiriti tij qarkullues nё shiritin e kundёrt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan", thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve të NJRKRR–DRP Pejë.


MË SHUME NGA Kronika