Kapen katër shtetas të Serbisë, kaluan ilegalisht kufirin për në Kosovë
BKT
Kronika

Kapen katër shtetas të Serbisë, kaluan ilegalisht kufirin për në Kosovë

E.H|RTKlive

Policia e Kosovës njoftoi se në Novosellë të Kamenicës u kapën katër shtetas të Serbisë, pas kalimit ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura”, njoftoi policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika