Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar
BKT
Kronika

Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar

Sh.Ç|RTKlive

Policia e Kosovës po e heton një rast grabitje që ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku një personi i është grabitur portofoli me para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar.

Sipas njoftimit, viktima është kërcënuar dhe sulmuar nga të dyshuarit, derisa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Është raportuar se gjashtë të dyshuar të panjohur duke e kanosur dhe sulmuar kanë grabitur portofolin me para dhe telefonin nga ankuesi mashkull kosovar. Lidhur me rastin i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, po ashtu është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “grabitje”.


MË SHUME NGA Kronika