Arrestohet e dyshuara për vjedhje në një market në Mitrovicë të Veriut
BKT
Kronika

Arrestohet e dyshuara për vjedhje në një market në Mitrovicë të Veriut

Sh.Ç|RTKlive

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e një vjedhjeje në një market në rrugën “Knjaz Milloshi” në Mitrovicën e Veriut.

Policia thekson se sipas informatave të para, e dyshuara, shtetase kosovare, dyshohet se ka kryer vjedhje brenda hapësirave të një marketi.

Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme duke e arrestuar të dyshuarën.

Pas intervistimit në prani të hetuesve, me vendim të prokurorit kompetent, ajo është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika