09:33 / 16.04.2025
Hetohet vdekja e një burri në Prizren
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar vdekjen e një burri, e cila raportohet të ketë ndodhur dje në Prizren.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe nuk janë dhënë më shumë detaje.
“Lidhur me rastin pas ekzaminimit nga mjeku i emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.























