Ndëshkohet shoferi për drejtim të rrezikshëm të automjetit në Ferizaj
BKT
Kronika

Ndëshkohet shoferi për drejtim të rrezikshëm të automjetit në Ferizaj

RTKlive

Policia e stacionit në Ferizaj ka treguar se ka pranuar një informatë se më datë 20.04.2025, rreth orës 16:35, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, tek rrethrrotullimi në Ferizaj, një shofer i automjetit Audi me targa vendore ka zhvilluar vozitje të vrullshme dhe të rrezikshme, duke bërë rrëshqitje të gomave, me ç’rast ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Siç thuhet në komunikatën e Policisë, pas identifikimit, është bërë e ditur se bëhet fjalë për shoferin A.K., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 eurosh, si dhe 1 pikë negative në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe përmes numrave të emergjencës”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika