I mituri i dyshuar për vrasjen e policit ishte i dënuar për dhunim më herët
BKT
Kronika

I mituri i dyshuar për vrasjen e policit ishte i dënuar për dhunim më herët

M.P. / RTKlive

I mituri i cili cilësohet si njëri prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e policit në Kaçanik, Muhamet Likës, ka qenë i dënuar për veprën penale “dhunim”.

Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Ferizaj për të dyshuarin me inicialet R.B., i cili është në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale për dy vjet, për veprën penale “dhunim”.

 “Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale 'Vrasje e rëndë' për të cilën gjykata ka lëshuar komunikatë për media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vjet për veprën penale 'dhunim' nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së për të cilën ka të lëshuar urdhërrarrest”, thuhet në njoftimin e Themelores.

Gjykata Themelore ia ka caktuar sot një muaj paraburgim të njëjtit për vrasjen e policit Lika.

I mituri dyshohet se në bashkëkryerje me të dyshuarit e tjerë H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., kanë sjellë rrethanat deri te vrasja e policit.

 


MË SHUME NGA Kronika