Arrest për posedim të substancave narkotike
BKT
Kronika

Arrest për posedim të substancave narkotike

M.M. /RTKlive

Është arrestuar një person, shtetas kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën dhe në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 133.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Policia e Kosovës njofton se në shtëpinë e të  dyshuarit është gjetur edhe një revole me 7 copë fishekë, para të gatshme dhe një peshore elektronike dhe që me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë , 28.04.2025–15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 133.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole me 7 copë fishekë, para të gatshme dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika