Dorëzohen dy persona për vrasje në tentativë ndodhur në Greme të Ferizajt
BKT
Kronika

Dorëzohen dy persona për vrasje në tentativë ndodhur në Greme të Ferizajt

RTKlive

Policia e Kosovës, njofton se sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin "Vrasje e mbetur në tentativë" janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

"Të dyshuarit, B.Z. (M/K), 28 vjeç, dhe B.Z. (M/K),25 vjeç, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (M/K), 38 vjeç. Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore", njofton PK.


MË SHUME NGA Kronika