Një delegacion nga Komuna e Kaçanikut vizitoi Bursën e Turqisë
BKT
Kosovë

Një delegacion nga Komuna e Kaçanikut vizitoi Bursën e Turqisë

RTKlive

Një delegacion nga Komuna e Kaçanikut i kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Kemal Murseli e nënkryetari Sabedin Vishi ka vizituar Bursën e Turqisë, ku kanë diskutuar për bashkëpunim mes dy komunave.

Komuna e Kaçanikut, njofton për vizitën e delegacionit nga Komuna e Kaçanikut në Bursa të Turqisë, e cila vizitë së shpejti sjellë projekte dhe bashkëpunime të reja mes dy komunave.

Edhe Drejtoria e Arsimit Kombëtar të Provincës Bursa, njofton për këtë vizitë. "Në kuadër të Ministrisë së Arsimit Kombëtar, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Kemal Murseli, Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, Drejtori i Arsimit Zahir Doda dhe Drejtorët e Shkollave të Kaçanikut; Presidenti i Shoqatës Maqedoni-Kosovë-Shqipëri, Rexhep Gündüz, vizituan Drejtorin Krahinor të Arsimit Kombëtar, Dr. Ahmet ALIREISOGLU, në zyrën e tij. Gjatë vizitës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Protokollit për Vëllazërim Shkollor me shkollat tona në Iznik", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë