Fushë Kosovë, opozita bllokon propozimin për ndryshimin e hartës zonale
BKT
Kosovë

Fushë Kosovë, opozita bllokon propozimin për ndryshimin e hartës zonale

Fatos Cervadiku /RTK

Kuvendi Komunal nuk miratoi të enjten propozimin për fillimin e procedurave për revidimin e hartës zonale të komunës. Pavarësisht debatit dhe sqarimeve nga komunarët përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan ashpër këtë pikë, e cila përfundoi pa marrë votat e nevojshme për miratim.

Propozimi për fillimin e procedurave për revidimin e hartës zonale të komunës së Fushë Kosovës nuk arriti t`i marrë votat e nevojshme në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal, të mbajtur të enjten. Kjo pikë e rendit të ditës ngjalli debat të gjerë në mesin e përfaqësuesve politikë, veçanërisht nga radhët e opozitës, raporton RTKlive.

Në emër të ekzekutivit, drejtori i planifikimit urban, Parayll Zogjani dha përgjigje dhe arsyetime për nevojën e këtij revidimi, duke theksuar se procesi është i domosdoshëm për zhvillimin urban të komunës.

Pavarësisht diskutimeve, votimi për këtë pikë përfundoi pa shumicën e mjaftueshme, duke bllokuar kështu kalimin e saj.


MË SHUME NGA Kosovë