Aksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare
BKT
Kronika

Aksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

G.K/RTKlive

Një 19-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:19 të mëngjesit në fshatin Pouskë të komunës së Prizrenit.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

"Sot, më datë 18.05.2025, rreth orës 04:19, policia ka marrë informacion për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren".

"Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime. Njëra nga ta, një femër 19-vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Ndërsa dy të tjerët, një 25-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, kurse një 27-vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore", ka thënë Bytyqi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, përfshirë Trafikun Rajonal, Emergjencën, Zjarrfikësit, hetuesit si dhe Prokurori kujdestar.

 


MË SHUME NGA Kronika