Nisin hetimet mbi vdekjen e foshnjës së gjetur në mbeturina në Matiqan
BKT
Kronika

Nisin hetimet mbi vdekjen e foshnjës së gjetur në mbeturina në Matiqan

Policia e Kosovës njofton se kanë nisur hetimet për rastin e foshnjës të sapolindur, e cila u gjet dje pa shenja jete, brenda një qese në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast, Policia ka konfirmuar se po i vazhdon hetimet, ku ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij rasti të rëndë. Në raportin 24-orësh të Policisë theksohet se trupi i foshnjës është dërguar për obduksion.

Një qytetar kishte njoftuar për një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika