Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë
BKT
Kronika

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë

E.Hoti/RTKlive

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Në Obiliq është arrestuar një burrë pasi që i njëjti  dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën grua kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është në procedurë hetimore.

Një burrë tjetër është arrestuar në Istog, pasi ka sulmuar fizikisht një grua. 

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 Dy raste të dhunës në familje janë shënuar edhe në Malishevë.

"Viktima grua kosovare ka njoftuar se e dyshuara grua kosovare, në vazhdimësi e ka sulmuar viktimën.Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje", ka njoftuar Policia.

Ndërsa në rastin tjetër në Malishevë, viktimat kosovare kanë lajmëruar policinë se janë larguar me forcë prej shtëpisë nga i dyshuari mashkull kosovar.

Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është në procedurë hetimore.

Në Vushtrri është shënuar rasti i fundit për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Viktima grua kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Bëhet e ditur se vktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika