Për herë të parë në Pejë, rastet e dhunës në familje dy javë në strehimore
BKT
Kosovë

Për herë të parë në Pejë, rastet e dhunës në familje dy javë në strehimore

V.S|RTKlive

Disa konkluzione thuhet se u nxorën sot në takimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, aty ku u diskutua për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në kompetencën territoriale të kësaj prokurorie.

Ndër pikat të shumta të rendit të ditës që u diskutuan gjatë këtij takimit, thuhet se si konkluzione kryesore u nxorën që në rastet ku ka dhunë në familje në vendin e ngjarjes të shqyrtohet edhe dalja e hetuesve policorë edhe ekspertet psikolog nga lista te licencuarve.

Gjithashtu, për herë të parë viktimat e dhunës në familje do të kenë mundësinë e vendosjes dy javore në strehimore, derisa të këtë zgjidhje të rastit dhe stabilitet emocional.

Kjo prokurori, thotë se në takimin që kryesohej nga kryeprokurorja, Lumturije Vuçetaj u nxorën edhe konkluzione tjera gjatë këtij takimi të cilat do të shërbejnë, sipas tyre, për institucionet për trajtim me efikas dhe profesional të rasteve të dhunës në familje.


MË SHUME NGA Kosovë