Arrestohet një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
M.M./ RTKlive
Një person është arrestuar në Prizren, për shkak të një incidenti, në të cilën ka pasur kanosje verbale dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër, e ka kanosur verbalisht viktimën, gjithashtu shtetas kosovar. Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërhyrë dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 20 fishekë, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij pritet të ngritët kallëzim penal për veprat "Kanosje" dhe "Armëmbajtje pa leje".
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.























