10:39 / 29.05.2025
Shkëmbim kulturor ndërkufitar në kuadër të festivalit FemArt
Sh.G|RTKlive
Nga 18 deri më 22 qershor, në kuadër të Festivalit FemArt, zhvillohet programi “Kultura pa kufij”, i dedikuar artistëve të rinj.
Programi katërditor synon të mbledhë 12 të rinj, shqiptarë dhe serbë, në Prishtinë për të marrë pjesë në dialog të hapur, shprehje kreative dhe shkëmbim përvojash e idesh.
Aktivistet e rinj të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj nisme duhet të regjistrohen në linkun në faqen e FemArt.
“Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit Culture for Change, dhe në kuadër të Festivalit FemArt, organizuar nga Artpolis – Art and Communit Center, në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.























