36 aksidente për një javë në Ferizaj
BKT
Kronika

36 aksidente për një javë në Ferizaj

K. K. / RTKlive

Gjatë javës së kaluar në Komunën e Ferizajt janë raportuar 36 aksidente, ku prej tyre 17 kanë qenë me 23 persona të lënduar dhe 19 aksidente vetëm me dëme materiale.

Përmes një njoftimi nga policia rajonale e Ferizajt, thuhet se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Po ashtu theksohet policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1358 gjoba kundërvajtëse, dhe ka   pezulluar 31 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Tutje, policia e Ferizajt shton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor si dhe ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes.


MË SHUME NGA Kronika