Dyshohet për grabitje nën kërcënimin e armës në një dyqan në Prishtinë
BKT
Kronika

Dyshohet për grabitje nën kërcënimin e armës në një dyqan në Prishtinë

E.H|RTKlive

Një rast grabitjeje ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një person dyshohet se  ka grabitur një shumë parash nga një dyqan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës (elektroshok), ka grabitur një shumë parash. Aktualisht Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika