Bie nga lartësia një punëtor në Prishtinë , dërgohet për tretman mjekësor
BKT
Kronika

Bie nga lartësia një punëtor në Prishtinë , dërgohet për tretman mjekësor

V.TH / RTKLive

Një punëtor ka rënë nga një lartësi e ndërtesës, derisa ka qenë duke punuar në Prishtinë.

Ngjarjen për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve  mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar ajo. 


MË SHUME NGA Kronika