10:16 / 26.06.2025
Një person plagoset aksidentalisht në Prishtinë
M.P. / RTKlive
Një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovë, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh.























