18:14 / 03.07.2025
Një grua rreth 80 vjeç gjendet pa shenja jete në Prishtinë, nisin hetimet
E.Hoti/RTKlive
Një grua rreth 80 vjeç është gjetur pa shenja jete në rrugën “Imzot Nikprelaj” në Prishtinë, rreth orës 13:45 të ditës së sotme. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ftuar edhe ekipin e mjekëve emergjentë.
“Mjekët në vendngjarje kanë konstatuar se viktima, femër e moshuar, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.
Ai ka bërë të ditur se Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë rast dhe aktualisht po trajton me kujdes të shtuar çdo element që lidhet me ngjarjen.























