09:24 / 05.07.2025
Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç
Sh.Ç /RTKlive
Një burrë është arrestuar në Gjakovë për shkak se kishte bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare. E njëjta ishte raportuar e zhdukur në fund të qershorit, ndërsa pas intervistimit në polici, ajo është kthyer te familjarët e saj.
"Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", njofton policia.























