Raste të dhunës dhe kanosjes raportohen në disa komuna të Kosovës
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës dhe kanosjes të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në komuna të ndryshme të vendit. Të gjithë të dyshuarit janë burra, ndërsa viktimat përfshijnë gra dhe burra, si shtetas vendorë ashtu edhe të huaj.
Më 5 korrik në Prishtinë, rreth orës 23:00, është raportuar se një burrëka kryer një vepër penale ndaj një gruaje shtetase të huaj. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kompetent.
Një ditë më vonë, më 6 korrik në Lipjan rreth orës 18:48, është raportuar një rast tjetër, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. Pas intervistimit të palëve, edhe ky rast është proceduar në mënyrë të rregullt.
Një tjetër incident është raportuar në Graqanicë po më 6 korrik, rreth orës 11:00, ku një mashkull kosovar dyshohet për vepër penale ndaj një mashkulli tjetër kosovar. Rasti është në hetim nga njësitet relevante policore, ndërsa prokurori është njoftuar.
Në Obiliq, më 5 korrik në orar të pacaktuar (NN), një tjetër rast është raportuar ku një mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Viktima ka marrë trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në një tjetër rast në Lipjan më 6 korrik, rreth orës 17:17, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin për kanosje ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Autoritetet njoftojnë se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore dhe hetimet janë në vazhdim.























