12:18 / 07.07.2025
Aksident trafiku në Prizren: Vetura përplaset me shtyllën elektrike
Enis Tabak / RTK
Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një aksident trafiku, kur një shofer ka humbur kontrollin mbi timonin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike në trotuar.
Si pasojë e goditjes, shtylla elektrike është rrëzuar dhe ka rënë mbi derën hyrëse të një shtëpie. Për fat të mirë, në momentin e aksidentit nuk kishte këmbësorë në rrugë, duke shmangur pasojat më të rënda nga ky aksident.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa banorët e lagjes kërkojnë marrjen e masave për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen.























