Sekuestrohen dy armë zjarri e një thikë në Fushë-Kosovë
Sh.Ç /RTKlive
Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë në Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një person është shoqëruar në gjykatë pasi kishte urdhëresë ndaj tij për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.
“Sot rreth orës 01:00, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë, si dhe është shoqëruar për në gjykatë një person i cili kishte urdhëresë nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, J.G. 29 vjeç dhe F.G. 27 vjeç janë ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.























