Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin `Banjska`
Arlinda Sejda|RTK
(E plotësuar) Është ndërprerë seanca seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, ka thënë se sot ka qenë i planifikuar të dëgjohet një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Seanca vazhdon të hënën.
Të akuzuarit për rastin `Banjska` u sollën në gjykatë nën masa të rrepta
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, janw sjellur në Pallatin e Drejtësisë, ndaj të cilëve do të vazhdoj procesi gjyqësor.
Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.
Deri më tash kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’
A.B / RTKlive
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.
Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Më 18, 21, 22 dhe 24 korrik janë caktuar seancat për vazhdimin e gjykimit në këtë rast.























