Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia
BKT
Kronika

Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia

E.Hoti/RTKlive

Patrulla policore kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Muqivërcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale për Kufirin Lindje në Kaçanik, ka parandaluar me sukses një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25 në fshatin Novosellë, kur një automje me targa të Serbisë, pasi kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, është ndaluar për kontroll nga patrulla policore.

Gjatë kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit, janë gjetur barna të llojeve të ndryshme, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për treg ilegal.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurorja kujdestare nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të trajtohet si "Kontrabandë me mallra"”, thuhet në njoftim.

Mallrat e dyshuara janë sekuestruar përkohësisht dhe janë dorëzuar për ruajtje në Doganën e Kosovës, ndërsa personi i dyshuar dhe automjeti janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika