Dyshohet për vetëvrasje në Prizren, 62-vjeçari gjendet i vdekur
BKT
Foto arkiv
Kronika

Dyshohet për vetëvrasje në Prizren, 62-vjeçari gjendet i vdekur

G,K/RTKlive

Një 62-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Prizren. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datë 20.07.2025, rreth orës 11:15, policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij,” tha Bytyqi.

Ai shtoi se njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku “sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale.”

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim nga Sektori Rajonal i Hetimeve,” përfundoi ai.


MË SHUME NGA Kronika