08:37 / 23.07.2025
Arrestohet një person në Prishtinë pasi rrahu prindërit
Sh.Ç|RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike, psikike dhe ka kanosur prindërit e tij.
I dyshuari është ndaluar nga policia dhe është intervistuar në prani të prokurorit të shtetit.
Sipas vendimit të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.























