19:02 / 24.07.2025
Arrestohet i dyshuari për tri vjedhje të rënda në Prizren
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e tri veprave penale të natyrës “vjedhje e rëndë” në qytetin e Prizrenit.
Sipas njoftimit zyrtar, më 23 korrik 2025, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.M., 32 vjeç, nga Prishtina.
“Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i çështjes ka lëshuar vendim për ndalim ndaj të dyshuarit, i cili më pas është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se hetimet janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë dhe sipas procedurave ligjore, duke respektuar standardet profesionale të Policisë së Kosovës.























