11:46 / 26.07.2025
Një burrë raporton në Polici se djali i është zhdukur që nga 2 korriku
Sh.Ç|RTKlive
Një burrë ka raportuar në Stacionin Policor në Pejë se më 2 korrik djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk e di ku ndodhet. Ai ka thënë se djali vuan nga sëmundje mendore. Policia ka nisur hetimin.
“Ankuesi ka raportuar se djali i tij i cili vuan nga sëmundje mendore, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.























