Jëlliqi: Tema e ‘Green Fest 15’, ‘Toksiciteti dhe jeta në tokë’
BKT
Kosovë

Jëlliqi: Tema e ‘Green Fest 15’, ‘Toksiciteti dhe jeta në tokë’

K. K. / RTKlive

Diellza Jëlliqi, zyrtare për komunikim në festivalin “Green Fest”, tha në emisionin Mirëmëngjesi Kosovë në RTK se edicioni i 15-të i këtij festivali ka zgjedhur temën “Jeta në Tokë”, ndërsa tematika kryesore për këtë vit është “Toksiciteti”.

Sipas saj, që nga themelimi, festivali ka pasur një qëllim të qartë, ndërgjegjësimin e publikut dhe pjesëmarrësve rreth çështjeve mjedisore.

“Vlen të theksohet se çdo vit ne zgjedhim një temë mjedisore që lidhet drejtpërdrejt me një nga objektivat e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ajo.

Jëlliqi tregoi se festivali nuk përqendrohet vetëm në edukim mjedisor, por ofron një program të larmishëm për të gjitha grupmoshat.

“Synimi është të ndërgjegjësojmë qytetarët për një jetesë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, dhe këtë e bëjmë përmes aktiviteteve të ndryshme si punëtori, ekspozita, koncerte muzikore dhe aktivitete rekreative si kajak, ecje malore, joga, pilates dhe të tjera”, shtoi ajo. 


MË SHUME NGA Kosovë