Policët me biçikleta lëndohen nga qytetari me motoçikletë
M.P. / RTKlive
Dy zyrtarë policor të njësisë së biçikletave janë lënduar gjatë përpjekjes së tyre për ndalimin e një qytetari me motoçikletë në Ferizaj.
“Deri sa njësia policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë një motoçiklistë, i njëjti nuk kishte përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë, por përkundrazi kishte rritur shpejtësinë dhe me këtë rast kishte goditur dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes” thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Dy zyrtarët policorë të lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.























