Aksident trafiku në Prishtinë, një person i lënduar
BKT
Kronika

Aksident trafiku në Prishtinë, një person i lënduar

E.Hoti/RTKlive

Sot, rreth orës 12:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën "Fadil Vata" në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.  

Ai tha se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për RTKlive.


MË SHUME NGA Kronika